Vidhen pjesë nga një trafo në Shkozë të Prizrenit, policia nis hetimet

Një rast i vjedhjes dhe dëmtimit të pronës është raportuar të martën në fshatin Shkozë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 15 korrik 2026, rreth orës 07:30, një ankues mashkull kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur disa pjesë nga një trafo në pronësi të kompanisë së tij, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitë relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer veprimet e para hetimore.

“Fsh. Shkozë, Prizren 15.07.2026 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga trafo të kompanisë së tij, kanë vjedhur disa pjesë dhe shkaktuar dëme materiale në të. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”.