Gjocaj proteston para Kuvendit: Lidheni vendin me Amerikën, ndaleni ‘serbizimin’ e Kosovës

Aktivisti, Shpend Gjocaj ka ‘protestuar’ para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar që vendin ta lidhin me gazin amerikan dhe të shfuqizohet ligji, siç e thotë ai, për ‘serbizimin’ e Kosovës, sepse sipas tij, në të kundërtën populli do ta marrë fjalën.

Para mediave, ai shtoi se shpreson që sot, deputetët e Kosovës ta kenë parasysh rrezikun që po i kanoset Kosovës, sipas tij, nga veprimet e tyre të pamatura, transmeton Klankosova.tv.

“I konsideroj të pamatura sepse ka shumë deputetë të cilët vetëm e ngritin dorën atëherë kur e marrin mesazhin, kur të iu thotë lideri, pa e menduar rrezikun që vjen. Unë konsideroj që përgjigja ‘jo’ për Amerikën është gjithmonë rrezik për Kosovën. Një politikan që është kundër Amerikës, është kundër kombit dhe shtetit”, tha ai.