“Gjithë i ka kry i pari provimet”, Rukiqi vlerëson lart Lumir Abdixhikun (VIDEO)

Berat Rukiqi, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vlerësuar lart kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duke e përshkruar si person të përkushtuar, të dalluar dhe me aftësi të mira në diskutime.

“Lumiri është shumë argëtues, person i cili është i mirë në secilin diskutim. Politika t’i krijon disa kufizime, disa perde që në periudha janë të domosdoshme por shpesh i themi që shfaqe edhe këtë anën tjetër, që e ka në momente kur jemi në rrethana e diskutime krejt tjera. Lumiri ka qenë i dalluar edhe në shkollën fillore, edhe në Universitet”, tha Rukiqi.

Ai shtoi se Abdixhiku ka qenë i dalluar që në moshë të re, si në shkollë fillore ashtu edhe në universitet, ku sipas tij ka përfunduar provimet me sukses të lartë dhe gjithmonë me përkushtim.

“Gjithë i ka kry i pari provimet. I angazhuar, i përkushtuar. Në moshë të re ka mbet pa dy prindërit, por e ka vazhduar një jetë që bazohet në merita”, tha kandidati për deputet nga radhët e LDK-së për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.