Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka paralajmëruar një takim të përbashkët me të propozuarën e këtij subjekti politik për presidente, Vjosa Osmani.
“Tubimi i Bashkimit” do të mbahet sonte me fillim nga ora 18:00, transmeton Klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda përmes një lidhjeje direkte për emisionin “Info Magazine” ka bërë të ditur se deri më tani janë mbledhur vetëm simpatizantët e LDK-së.
Sonte do të jetë paraqitja e parë e Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit si prirës së Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit.








