Menu Close

Gjest dinjitoz i Drejtorit të Arsimit në Fushë Kosovë, jep dorëheqje pasi Kryetari i Komunës i kërkoi ta ndëshkojë stafin

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Sabri Xhigoli, ka dhënë dorëheqje pas rastit që ka ndodhur dje në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”.

Në një prononcim për gazeta Nacionale, ai ka thënë se kërkesat e kryetarit të Fushë Kosovës, Valon Prebeza, ndaj stafit të kësaj shkolle kanë qenë të pa arsyeshme.

Ai ka thënë se e vlerëson shumë stafin e kësaj shkolle.

“E kam dhënë dorëheqjen, por kam dhënë për shkak të situatës së djeshme. Dje ishte njëra nga arsyet që kam dhënë. Unë e vlerësoj shumë stafin e Hivzi Sylejmanit. Shumë  është kërkuar dorëheqja sikur ka munguar mësimdhënësit dhe nxënësit dje. Por kjo nuk është bërë nën patronatin e drejtorisë së arsimit por të kulturës”, ka thënë ai.

Gjatë shënimit të ceremonisë për nder të 28 Nëntorit, kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebeza, i ka kërkuar atij të marrë masa ndaj drejtorit të këtij gjimnazi dhe stafit të cilin nuk ishin prezent në këtë ceremoni.

Related Posts