Gjermania ka fituar 4-0 ndaj Finlandës, në miqësoren e luajtur në Mainz, pak para fillimit të Kupës së Botës. Julian Nagelsmann e nisi me këtë formacion zyrtar: Baumann; Kimmich, Tah, Schlotterbeck, Broën; Nmecha, Pavlovic; Karl, Musiala, Wirtz; Undav
Sfida u zhbllokua në minutën e 34-të, ku pas një krosimi të Joshua Kimmich, ishte Denzi Undav i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për vendasit. Pjesa e dytë foli e gjitha për Gjermaninë.
Në minutën e 48-të, pas një gabimi të mbrojtjes finlandeze dhe asistit të Undav, ishte Florian Wirtz që gjeti rrjetën. Në minutën e 57-të, Undav shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Gjermaninë, pas një asisti maestral të Lennart Karl.
Një minutë më pas, sulmuesi i Stuttgart lë fushën e lojës i dmëtuar. Në plan të parë dukej si një problem në kofshë. Në vijim do të mësohet nëse bëhet fjalë për një dëmtim serioz ose jo.
Në minutën e 63-të, ishte radha e Jamal Musiala për të gjetur golin e katërt, pas asistit të Aleksandar Pavlovic. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, Gjermania fiton 4-0.
The post Gjermania bind në testin e parë miqësor, fitore e thellë ndaj Finlandës (video) appeared first on Telesport.








