Gjendet pa shenja jete 76 vjeçarja në banesën e saj në Mitrovicë, rasti po hetohet

Në orët e paradites së sotme është raportuar se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një grua rreth moshës 76 vjeçe, në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, njësitë përkatëse policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti Hetim mbi vdekjen, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, ka thënë Zahiti.