Gjashtë të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Kosovë

Gjashtë të vdekur e 187 persona kanë rezultuar sot pozitivë me COVID-19, bën të ditur IKSHPK-ja.

Gjithashtu edhe numri i të shëruarve është mjaft i lartë, 103 persona.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.” njofton IKSHPK.