Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ku prej tyre 136 persona janë konfirmuar me këtë sëmundje të rrezikshme.
Më së shumti raste janë regjistruar në Tiranë- 66, pasuar nga Kruja me 13, Shkodra 11, etj.
Po ashtu janë shëruar 74 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 mijë e 342.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 112 pacientë me COVID-19, 18 pacientë janë në terapi intensive, tre prej të cilëve të intubuar.
Në të dy spitalet COVID, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me koronavirus, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, ka ndërruar jetë një 53-vjeçar nga Tirana.
Gjithashtu dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen, një 61-vjeçar nga Tirana, një 62-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 77-vjeçar nga Pogradeci, një 87-vjeçare nga Shkodra.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Shqipëri, që nga shpërthimi i pandemisë, është 6 mijë e 411 nga 45 mijë e 942 testime të kryera, prej tyre 3 mijë e 342 janë të shëruar, 2 mijë e 870 janë raste aktive dhe 199 kanë përfunduar me fatalitet/TCH.