Gara për Champions “përqafon” Napolin dhe Milanin. Për Juven kërcënimet janë Como dhe Roma

Për Milanin, në fund të fundit, 0-0 ndaj Juventusit mund të konsiderohet rezultat pozitiv. Jo aq sepse mban gjallë matematikisht utopinë e garës për titull me Interin (do të duheshin 4 fitore të kuqezinjve dhe 4 humbje të zikaltërve), por për 6 pikët e ruajtura ndaj vendit të pestë, Como dhe Roma. Një diferencë qetësuese që mund të konsolidohet të dielën në transfertën ndaj Sassuolos, në Reggio Emilia. Më pas 3 ndeshje relativisht të lehta: Atalanta dhe Cagliari në shtëpi, Genoa jashtë. Praktikisht, është pothuajse e mbyllur.

Sa i përket spektaklit, duhet pritur. Për herë të parë në historinë e Serie A me sistemin aktual, Milani dhe Juventusi kanë barazuar 0-0 në të dyja përballjet direkte. Madje është i katërti 0-0 në 5 sfidat e fundit, një tabu e pazakontë.

Më shumë pritej nga Juventusi dhe Spalletti. Përveç iniciativave të pandalshme të Conceiçao, pak u pa në sulm. Ndeshja e radhës ndaj Veronës në shtëpi është shans i madh, por më pas vijnë Lecce, Fiorentina dhe derbi me Torinon.

Napoli madje mund të parakalojë Interin, por duhet një rënie e kryesuesve, që me një fitore ndaj Parmës mund të shpallen kampionë. Ndërkohë Como dhe Roma mund të synojnë Champions-in nëse fitojnë gjithçka, duke e mbajtur garën të hapur deri në fund. Tani, duke pasur parasysh se vendet në dispozicion për Champions-in janë 3 dhe totali duhet të bëjë 300, përqindjet e kualifikimit në këtë moment janë këto:

Napoli – 90%
Milan – 75%
Juventus – 65%
Como – 35%
Roma – 35%

The post Gara për Champions “përqafon” Napolin dhe Milanin. Për Juven kërcënimet janë Como dhe Roma appeared first on Telesport.