Dogana e Kosovës ka zbuluar mall të padeklaruar në një hapësirë të fshehur në autobus në pikën kufitare në Han të Elezit.
Në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, është paraqitur një autobus me linjë Turqi–Prishtinë, me targa te huaja.
Gjatë kontrollit të kryer sipas procedurave zyrtare, zyrtarët doganorë kanë gjetur një hapësirë të fshehur brenda autobusit, ku është zbuluar mall i padeklaruar: 27 fustane solem dhe 2 fustane vello.
Mallrat janë ndaluar nga Dogana e Kosovës dhe po ndiqen procedurat e mëtejshme administrative dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.









