Flutura Kusari: Dy vendime që forcojnë lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve

Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar për siç ka thënë ajo dy vendimeve të rëndësishme që dëshmojnë se sistemi gjyqësor është mbrojtësi ma i fuqishëm i të drejtës së lirisë së medias dhe gazetarëve.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Kusari ka përmendur edhe rastet për të cilat janë marrë këto vendime.

Postimi i saj i plotë:

Dy vendime jashtëzakonisht të rëndësishme që dëshmojnë tutje që sistemi gjyqësor është mbrojtësi ma i fuqishëm i të drejtës së lirisë së medias dhe gazetarëve:

📍Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin nuk e pranon ankesën e KPM-së kundër vendimit të Supremes për shfuqizimin e nenit që ia pat mundësu KPM-së me hekë kundërligjshëm Jeton Mehmetin nga pozita e kryetarit të KPM-së dhe me e zgjedhë Besnik Berishën kryetar.

Për ata që nuk e kanë të qartë për çka është fjala:

në janar të vitit të kalum, kryetarit ma profesional dhe ma të pavarur që ka pasë ndonjëherë KPM-ja, Jeton Mehmeti, i skadojke mandati. Në përpjekje për me e uzurpu atë pozitë, Komisioni e pat ndërru një rregullore tap-rrap dhe kryetar u pat bo Besnik Berisha (kryetari aktual).

IKD (shyqyr që e kemi IKD-në) pati kërku prej Supremes me e shfuqizu atë nen. Supremja e pati shfuqizu, pastaj rrjedhimisht edhe Gjykata Administrative e pat shpallë të paligjshëm vendimin me e bo kryetar Berishën dhe atij iu mor titulli kryetar.

KPM-ja e ka sfidu vendimin e Gjykatës Supreme në Kushtetuese, por Kushtetuesja paska vendosë që as mos mu marrë me atë ankesë, pra nuk e ka pranu fare, sepse Supremja ka vendosë sipas ligjit.

Ky vendim është me rëndësi sepse tregon që KPM-ja nuk guxon me i ndryshu aktet nënligjore për akomodim të interesave politike apo interesave të tjera dhe se ndryshimet e rregullave duhet me u bo të paktën me konsultim publik.

De jure, kjo e fuqizon KPM-në por kjo nuk duhet me u përzi me operimin e KPM-së de facto, pra se si njerëzit aty e ushtrojnë funksionin e tyne. Kjo është temë tjetër, të cilën, siç pe shihni, jemi tu e monitoru dhe dokumentu.

📍Gjykata e dënon kërcënuesin e Berat Buzhalës vetëm 18 ditë pune pas kërcënimit

Më 19 maj, një person e pati kërcënu goxha seriozisht Beratin afër zyrës së tij. Policia e pati arrestu, ishte ngritë aktakuza menjëherë dhe dje gjykata e ka dënu me gjobë (me marrëveshje).

Kjo është fascionuese për mu.

Trajtimi me prioritet i lëndëve nga gjykata është zhvillimi ma pozitiv që ka ndodhë në vitet e fundit sa i përket sigurisë së gazetarëve.

Bravo Kushtetuese, bravo Gjykata Themelore në Prishtinë, bravo Prokurori dhe Polici.