Ish-futbollisti i shpresave të Kosovës, Florent Hasani ka qenë vendimtar për skuadrën e tij, Diosgyor, në ligën elite të Hungarisë.
21-vjeçari, në minutën e 63-të shënoi golin e vetëm për Diosgyorin, i cili mposhti Puskas Academyn, me rezultat 1:0.
Hasani luajti titullar deri në minutën e 81-të, kurse në anën tjetër te Puskas Academy nga minuta e 30-të u inkuadrua në fushë, Liridon Latifi.
Latifi pati mundësi të barazonte në fund, por nuk arriti të shënonte nga 11 metërshi.