Flamuri i Kosovës në Çeçeni, bëhet çështje në Rusi

Flamuri i Kosovës në stadiumin “Akhmat-Arena” në Grozny të Çeçenisë është bërë çështje politike në Rusi. Flamuri i Kosovës ishte vendosur në stadiumin e skuadrës Akhmat Grozny, pasi mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, i ishte bashkuar kësaj skuadre në fund të vitit 2016.

Për flamurin e Kosovës, që ishte i vendosur në një pjesë të kulmit të tribunave krahas flamujve të tjerë shtetërorë, ka reaguar ambasadori i Serbisë në Rusi, dhe reagimi i tij solli valë reagimesh të autoriteteve ruse, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ambasadori serb kërkoi që flamuri i Kosovës të largohej nga stadiumi dhe kjo është raportuar të ketë ndodhur të premten.

Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe rrjedhimisht edhe simbolet e saj. Ajo në fakt përkrah politikën e Serbisë, vlerësohet aleate e saj dhe ka kundërshtuar vazhdimisht pavarësinë e Kosovës. Por në stadiumin e kryeqendrës së Republikës së Çeçenisë për shumë kohë ishte i shpalosur flamuri i Kosovës, në bazë të një vendimi të klubit Akhmat Grozny, që në “Akhmat-Arena” të shfaqen flamujt e shteteve prej nga vijnë lojtarët e kësaj skuadre.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.