Fitore shprese për Cremonesen. Fiorentina siguron zyrtarisht qëndrimin në elitë (video)

Cremonese ka fituar 3-0 ndaj Pisa, duke mbajtur ende gjallë shpresat për qëndrimin në Serie A. Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të, ku Jamie Vardy gjeti golin me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Në minutën e 50-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Federico Bonazzoli i cili shënoi golin e dytë. David Okereke vulosi fitoren për vendasit me golin e tij në minutën e 85-të. Pas kësaj fitoreje, Cremonese mbetet ende në vendin e 18-të me 31 pikë, një pikë më pak se Lecce e vendit të 17-të. Do të jetë pikërisht një nga këto dy ekipe që do t’i bashkohet zyrtarisht Pisës dhe Veronës në Serie B.

Ndërkohë që Fiorentina me barazimin e marrë sot në “Artemio Franchi”, 0-0 ndaj Genoa-s, ka siguruar zyrtarisht qëndrimin në elitë.

SHIKOGOLAT

The post Fitore shprese për Cremonesen. Fiorentina siguron zyrtarisht qëndrimin në elitë (video) appeared first on Telesport.