Familja kërkon ndihmë për gjetjen e 55-vjeçarit të zhdukur në Gjakovë

Një person rreth moshës 55-vjeçare është raportuar i zhdukur në Gjakovë, ndërsa familjarët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e tij.

Sipas familjes, Shani Krasniqi nuk është kthyer në shtëpi që nga dita e djeshme, pasi është larguar rreth orës 09:00 me një veturë të tipit Golf 3, me ngjyrë të kaltër.

Familjarët kanë bërë të ditur se ai nuk kishte marrë me vete telefon, dokumente personale apo para, gjë që ka shtuar shqetësimin për gjendjen e tij.

Rasti është paraqitur në Policinë e Gjakovës, e cila ka nisur veprimet për gjetjen e personit të zhdukur dhe verifikimin e rrethanave të rastit.

Familjarët u kanë bërë apel të gjithë qytetarëve që kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij të kontaktojnë autoritetet ose familjen.