Eva Belishova shpallet piktorja e vitit nga revista amerikane

“Destig 5”, revista e njohur amerikane e ka shpallur piktoren shqiptare, Eva Belishova “Top Artist“ për vitin 2019.

E njohur në shtetin e Kalifornisë, Belishova ka tërhequr vëmendjen e kritikës dhe disa nga pikturat e saj janë pjesë e një interviste të gjatë në “Destig 5”.

Kur ishte vetëm 10 vjeç, babain e saj, një ndër mjekët më të mirë të vendit, e arrestuan. “Kështu që, në moshën më të re kuptova se ç’do të thotë të jetosh nën një regjim diktatorial dhe mësova sesi t’u bëj ballë poshtërimeve, gënjeshtrave dhe korrupsionit të një shteti të degraduar”, shprehet ajo për revistën.

E larguar që në vitin ’90 nga Shqipëria, tashmë ajo ka 18 vite që pikturon, duke i dhënë mençurinë për të kuptuar se artisti kurrë nuk pushon së mësuari.

Veprat e saj janë shfaqur në ekspozita dhe nëpër galeri në zonën e gjirit të San Franciscos. Ajo ka qenë pjesë e “Studios së Hapur” të Marin Countyt. Punimet e saj janë pjesë e koleksioneve private në San Francisco, Londër dhe Nju Jork.

Krijimtaria e saj është kësisoj shpirtërorja. E pyetur të tregojë për veprën e saj, artistja shprehet se pjesa më e madhe shumështresore e ngjyrave shtrihen në telajo, ku ngadhënjimi i fushave koloristike shkrihet me imazhet krejt të papajtueshme. Me të gjitha forcat, ajo beson se jeta e saj mbetet një telajo e papërfunduar.

Pikturat e saj përshkruhen si vepra prezantojnë ndershmëri, përulësi dhe përkujdesje ndaj sojit njerëzor, për të cilin, artistja shprehet se ka një dashuri të dhimbshme. Ajo e përfundon intervistën duke u shprehur se beson me gjithë shpirt, se arti është firma e vetme autentike e qenies njerëzore, transmeton Observer, përcjell Albinfo.ch.

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.