Kampionët e Shqipërisë do të zbresin në fushë mbrëmjen e së martës për të zhvilluar ndeshjen e parë të raundit të tretë të UEFA Europa League. Egnatia do të përballet me skuadrën irlandeze të Shamrock Rovers, me takimin e parë që do të luhet në transfertë, duke nisur nga ora 21:00.
Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede vjen e motivuar për këtë sfidë, me synimin për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës play-off të kompeticionit.
Një kualifikim do t’i afronte rrogozhinasit me një tjetër arritje historike, pasi do të siguronin për herë të parë në historinë e klubit një vend në fazën play-off të UEFA Europa League.
The post EUROPA LEAGUE: Egnatia mat forcat me irlandezët e Shamrock, ndeshja e parë luhet në transfertë appeared first on Telesport.








