Merkato e kësaj vere te Juventus do të varet kryesisht nga kualifikimi apo jo në Champions League. Kjo vlen si për afrimet e reja ashtu dhe për lojtarët që do të largohen.
Rezultatet e fundit flasin për një zhgënjim, me bardhezinjtë që rrezikojnë të kualifikohen në Champions dhe të humbasin mjaft nga yjet e tyre. Nëse milionat nga Liga e Kampionëve nuk mbërrijnë, Juve do të duhet të financojë veten me një ose më shumë shitje të konsiderueshme.
Është folur për Bremer dhe Yildiz, veçanërisht para rinovimit të kontratës së lojtarit turk, por emri që të gjithë e përmendin tani është Francisco Conceiçao. Portugezi është një gur themeli i ekipit të Spalletti dhe kjo është vënë re edhe jashtë vendit.
Disa kambana paralajmëruese kanë filluar të bien dhe Liverpool thuhet se i është bashkuar listës së pretendentëve. Klubi anglez synon ta sjellë atë në Premier League për të zëvendësuar Salah, që do të largohet nga “reds”.
“Zonja e Vjetër”, për momentin po mban një qëndrim mbrojtës dhe vetë Conceiçao gjithmonë ka thënë se dëshiron të qëndrojë aty ku është. Por, një ofertë “e jashtëzakonshme” do të hapte derën për transferimin e tij.
Duhen jo më pak se 50 milionë euro, duke pasur parasysh se Juve i pagoi Porto një total prej 45 milionë eurosh për blerjen e plotë. Megjithatë, gjithçka do të varet nga kualifikimi në Champions.
The post Është i paprekshëm për Spalletti, por pa Champions rrezikon të kalojë te Liverpool për 50 mln euro appeared first on Telesport.








