Eronita tregon si e priti Tara lajmin për vëllain që vjen në jetë

Blero dhe bashkëshortja e tij, Eronita, po jetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre teksa po bëhen gati të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

Së fundmi, Eronita ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku nuk kanë munguar pyetjet e shumta rreth shtatzënisë dhe pritjes së ëmbël.

Midis kurioziteteve të shumta të ndjekësve, vëmendjen e ka marrë një pyetje e drejtpërdrejtë lidhur me Tarën, vajzën e Bleros nga martesa e tij e parë. Një prej fansave e ka pyetur Eronitën: “A u gëzua Tara që bëhet me vëlla?”.

Eronita nuk ka hezituar të zbulojë se si është pritur ky lajm i bukur nga motra e madhe, duke treguar se ky ka qenë një merak dhe një dëshirë e hershme e Tarës.

“Tara gjithë ka dashtë me pas një vëlla, kështu që ka qenë jashtë mase e lumtur” – ka shkruar Eronita në postimin e saj.

Ky reagim i ëmbël dëshmon qartë harmoninë dhe marrëdhënien e mirë që ekziston brenda familjes së tyre. Tara po e pret me padurim e me shumë dashuri ardhjen e re në familje, duke plotësuar kështu edhe dëshirën e saj për t’u bërë me një vëlla të vogël.