Erdhën për ligjeratë fetare, dy imamët boshnjak arrestohen në Pejë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka ndaluar dje dy persona predikues fetarë në Vitomericë të Pejës.

Korrespodenti Valdrin Daci në emisionin “Ora 7” tha se predikuesit e fesë islame kishin pasur një aktivitet në orën 17:00 në Qendrën Rinore.

“Gjatë pasditës së djeshme janë ndaluar dy persona nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në lokacionin ku ndodhet zyra e gjendjes civile në Vitomericë të Pejës. Në atë bllok ndodhet edhe Qendra Rinore e Vitomericës ku ka pasur të mbahet një aktivitet rreth orës 17:00 ku dy predikues fetarë do të mbanin një ligjëratë fetare e me sa ka marrë informacion do të promovohej edhe një libër sipas informacioneve të Qendrës Rinore përkatësisht organizatës “Mladi Volunteri” që menaxhon me Qendrën Rinore e cila qendër rinore pra menaxhohet nga komuna e Pejës dhe këta dy predikues fetarë janë ndalur menjëherë nga policia dhe janë larguar me patrulla policore nga aty”, tha ai.

Për më shumë ndiqni kronikën në vazhdim.