Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik – e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli Tako u largua pak ditë më parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo ka reaguar për herë të parë që pas daljes nga ky format, pasi i është kërkuar vazhdimisht nga fansat e publiku një sqarim.

E njëjta u largua për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe meqë ishte e sëmurë.

A post shared by Egli Aleksandra Tako (@eglitakoooo)

Në reagimin publik në InstaStory, ajo thotë se ngadalë po e merr veten dhe se nuk ndodhet në spital psikiatrik, siç u aludua.

Veç tjerash, ish-konkurrentja flet edhe për Gjestin, për të cilin ka shprehur haptazi pëlqim sa ishte në shtëpi.

Bukuroshja ia lë fajet komplet banorit nga Kosova, marrë parasysh sjelljet dhe mënyrën se si kishte folur me të

Sidoqoftë, Egli e bëri të qartë se nuk do ta vë askënd para vetes dhe se ky ishte një gabim, e shpreson që të marrë mësim nga e gjithë kjo.

Për më shumë, ndiqni postimet e plota të Takos:

Foto: Screenshot/Instagram
Foto: Screenshot/Instagram