Alamara Djabi, futbollist 19-vjeçar i Midtjylland, nga Guinea, u sulmua me thikë. Ngjarje që ka shkaktuar tronditje të madhe në Danimarkë, vendi i klubit ku ai aktivizohet. Futbollisti iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme, por ende serioze për jetën. Motivet e sulmit mbeten të panjohura.
“Alamara Djabi u plagos rëndë në një sulm me thikë dhe tani ndodhet në gjendje të qëndrueshme, pas dy operacionesh. Ai është zgjuar nga koma e induktuar dhe është mirë, duke marrë parasysh rrethanat, – njoftoi klubi në rrjetet sociale. – FC Midtjylland është në kontakt të ngushtë dhe bashkëpunim me autoritetet, po e mbështet atë dhe familjen e tij”.
Djabi ishte i dëmtuar edhe më parë në një sezon të vështirë te Midtjylland, ku kishte ardhur më 2022 nga futbolli portugez. I formuar te Benfica, ai spikati gjatë huazimit te Mafra, çka bëri që danezët ta rikthenin, por fundi i sezonit ka qenë shumë i rëndë për të.
The post E frikshme në Danimarkë, futbollisti sulmohet me thikë. Iu nënshtrohet dy operacioneve urgjente appeared first on Telesport.









