Granit Xhaka duket se do të largohet pas vetëm një sezoni nga Sunderland, aty ku u transferua verën e kaluar nga Leverkusen për 15 milionë euro.
Mediet angleze dhe ato gjermane lajmërojnë se Granit Xhaka do të transferohet te Chelsea, për t’u ribashkuar me ish-trajnerin e tij te Bayer Leverkusen, Xabi Alonson.
Xhaka ka arritur marrëveshjen e plotë me Chelsea-n për kushtet personale, ndërsa tani klubi londinez ka nisur negociatat edhe me Sunderland.
Ndërkohë, Sky Sport Germany zbulon se oferta e parë e Chelsea-s për Xhakën do të jetë 30 milionë euro. Xabi Alonso e ka kërkuar me patjetër mesfushorin shqiptar, duke vlerësuar përvojën por mbi të gjitha “agresivitetin” e tij në mesin e fushës. Ajo që e bën më të veçantë këtë transferim, është fakti që Xhaka ka luajtur më parë për 7 sezone për Arsenalin, rivalin kryesor të Chelsea-s.
The post E BUJSHME: Xhaka ribashkohet me Alonson te Chelsea. Arrihet marrëveshja e plotë për kushtet personale appeared first on Telesport.








