Vështirësitë në rinovimin e kontratës së brazilianit me Real Madridin kanë ndezur interesimin e “Topçinjve”, të cilët thuhet se kanë arritur tashmë një marrëveshje me lojtarin. Për ta liruar, Reali kërkon jo më pak se 150 milionë euro.
Nga Anglia vijnë zëra që po bëjnë shumë bujë. Arsenali dyshohet se ka arritur një marrëveshje me Vinicius Junior për kushtet personale të një transferimi të mundshëm në “Emirates Stadium”. Agjencia “Roc Nation Sports”, që përfaqëson sulmuesin brazilian, po punon për ta bërë realitet operacionin.
Në qendër të situatës janë vështirësitë për rinovimin e kontratës së Vinicius me Real Madridin, e cila skadon në qershor 2027. Sipas “Marca”, klubi madrilen i ka paraqitur lojtarit ofertën e fundit dhe nuk planifikon rritje të tjera. Reali dëshiron ta shpërblejë yllin e tij, por nuk synon të prishë strukturën e pagave në dhomën e zhveshjes.
Nëse Vinicius nuk pranon, klubi mund të shqyrtojë shitjen e tij për të shmangur rrezikun që ta humbasë falas në të ardhmen.
Megjithatë, edhe nëse marrëveshja me Arsenalin ekziston, transferimi mbetet shumë i komplikuar. Real Madridi nuk do të merrte në konsideratë oferta nën 150 milionë euro për një nga figurat kryesore të skuadrës. Një operacion i tillë do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit.
The post E BUJSHME nga Anglia: Arsenali ka marrëveshje me Vinicius, gati bisedimet me Real Madridin appeared first on Telesport.








