“E ardhmja e Chelsea do të jetë e ndritur në drejtimin e Alonso, ai duhet të shohë edhe nga talentet e akademisë”

Ish-trajneri i Chelsea, Calum McFarlane, i siguroi tifozët se e ardhmja e klubit është premtuese ndërsa ai përgatitet të zëvendësojë trajnerin e ri Xabi Alonso. 38-vjeçari e di nga afër se si sistemi i akademisë së “blues” dhe ekipet e grupmoshave po e përgatisin gjeneratën e ardhshme.

McFaralne ka shërbyer si trajner i ekipit nën 21 vjeç përpara se të drejtonte ekipin e parë. Ndeshja e së dielës kundër Sunderland ishte e fundit e McFarlane në stol, duke ulur perden e një sezoni zhgënjyes që ka sjellë dy shkarkime trajnerësh, me Chelsea që nuk do të luajë në Europë sezonin tjetër.

Shpresa për të ardhmen u ringjall me konfirmimin se ish-trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso në stolin e Chelsea, me spanjollin që do të fillojë punën më 1 korrik. Klubi kërkon t’i japë fund një periudhe eksperimentimi me trajnerë dhe lojtarë që nuk janë testuar në nivelin elitar.

McFarlane premtoi se trajneri i ardhshëm do të ketë shumë talent nga akademia: “Chelsea ka një nga akademitë më të mira në botë. Kam një njohuri specifike, pasi kam punuar me shumë lojtarë në grupmoshat e kësaj akademie. Mendoj se ka shumë talente që mund të bëjnë tranzicionin”.

“Shikoni kapitenin tonë Reece James, shikoni Levi Colwill, Trevoh Chalobah. Këta janë lojtarë të Akademisë dhe jam i sigurt se Xabi e di këtë. Është një tërheqje e madhe të vish në këtë klub, sasia e talentit që kemi në grupmoshat më të reja. Ata stërviten me ne dy ose tre herë në javë, kështu që ai do të jetë në gjendje t’i shohë nga afër. Shpresoj shumë që ka disa djem që mund të luajnë me ekipin e parë”, tha McFarlane.

The post “E ardhmja e Chelsea do të jetë e ndritur në drejtimin e Alonso, ai duhet të shohë edhe nga talentet e akademisë” appeared first on Telesport.