Dyshohet për dhjetëra të vdekur, dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në SHBA

Një numër i madh policësh  janë në terren pasi një avion pasagjerësh me 64 persona u përplas me një helikopter ushtarak “Black Hawk” në Washington.

Siç raportojnë mediat e huaja, shërbimet e urgjencës po kërkojnë lumin Potomak, ku avioni u rrëzua.

Dhjetëra oficerë policie, ambulanca dhe ekipe shpëtimi ndodhen në lumë. Siç raporton CBS, duke cituar policinë në terren, të paktën 18 trupa janë gjetur deri më tani. Kërkimi është duke vazhduar

John Donnelly, shefi i departamentit të zjarrfikësve dhe shërbimeve të urgjencës në Uashington DC, thotë se ky është një operacion shumë kompleks dhe “kushtet atje janë jashtëzakonisht të vështira”.

Donnelly vë në dukje kushtet e ngrirjes dhe errësirës në ujë si sfida për të arritur tek të mbijetuarit potenciale.