Dybala-Roma, flet gruaja e argjentinasit: Vendoset gjithçka në qershor, ja zgjedhja e tij

Oriana Sabatini flet për të ardhmen e Paulo Dybala, duke treguar se muaji qershor do të jetë vendimtar për qëndrimin e “La Joya” te Roma, ose për një transferim të mundshëm te Boca Juniors.

Aktorja argjentinase, edhe pse pranon se nuk ka ende siguri (“nuk ka asgjë të konfirmuar”), thekson se vendimi final nuk do të lidhet me çështje tifozërie, pavarësisht origjinës familjare të lidhur me River Plate, por vetëm me mirëqenien e bashkëshortit të saj.

Ajo shprehet qartë: “Dua që Paulo të zgjedhë atë që e bën të lumtur, do të veshë fanellën që e bën të ndihet mirë”. Në këtë mënyrë, Sabatini lë të kuptohet se çdo zgjedhje e sulmuesit argjentinas do të jetë personale dhe e orientuar nga lumturia e tij, jo nga presioni i jashtëm apo ndonjë lidhje emocionale me klube të caktuara.

© instagram

The post Dybala-Roma, flet gruaja e argjentinasit: Vendoset gjithçka në qershor, ja zgjedhja e tij appeared first on Telesport.