Dua Lipa shpërthen nga krenaria për gjyshin e saj Seit Lipa, ndërkohë që publikon librin e tij “Kosova në periudhën e rindërtimit”.
Këngëtarja thotë që përpiqet që çdo ditë t’u tregojë njrëzve që është krenare që është nga Kosova, nga historia e së cilës ajo mëson shumë.
Dua në një postim në Instagram ka kujtuar gjyshin e saj Sejt Lipa i cili në vitet 1990-1995 ishte Kryetar i Institutit Historik të Kosovës, ajo ka folur edhe për artikullin e fundit kushtuar jetës dhe veprës së gjyshit të saj.
“Gjyshi im, Seit Lipa, ishte Kryetari i Institutit të Kosovës në vitet 1990-1995. Duke dashur të tregoj historinë tonë, prejardhjen tonë, unë përpiqem tu tregoj njerëzve kudo që shkoj, në çdo intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori interesante, për të cilën mësoj çdo herë nga pak. Një artikull që flet për punën e gjyshit tim, më bëri të shpërthej nga krenaria dhe doja që këtë moment ta ndaja me ju”, shprehet këngëtarja në Instagram.