Sulmuesi anësor, Drilon Hazrollaj, është goditja e bujshme e Tiranës.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, skuadra nga kryeqyteti shqiptar, ka bërë me dije se 22-vjeçari nga Kosova, i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923.
Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, në fund të vitit.
Rapidi i Bukureshtit e bleu kartonin e 22-vjeçarit për një shumë të raportuar prej 900 mijë eurosh nga FC Malisheva.
Ai në futbollin kosovar shkëlqeu me Malishevën.
Problemet me dëmtimet ishin një faktor, që Hazrollaj nuk shpërtheu në Rumani.
Sulmuesi rreth 300 minuta në 14 paraqitje, ndërsa nuk ia doli të shënonte apo asistonte.







