Dridhet Interi, Perez e do Bastonin në “Santiago Bernabeu”

Ylli i Interit, Alessandro Bastoni është shfaqur si një objektiv kryesor për Real Madridin gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve nga Fichajes, klubi spanjoll ka treguar interesim të madh për të siguruar shërbimet e mbrojtësit italian.

Bastoni ka qenë në radarët e Real Madridit prej disa vitesh dhe, së fundmi, interesimi i tyre për të është intensifikuar.

Los Blancos e shohin Bastonin si një shtyllë të qëndrueshme për mbrojtjen e tyre në planin afatgjatë, duke synuar ta integrojnë atë në formacionin e tyre elitar.

Nga ana tjetër, Interi ngurron të shesë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Megjithatë, problemet e vazhdueshme financiare të klubit mund t’i detyrojnë italianët të shqyrtojnë mundësinë e largimit të lojtarit, nëse paraqitet një ofertë e rëndësishme.

Aktualisht, vlera e Bastonit në Transfermarkt është 75 milionë euro, por Interi pritet të kërkojë një shumë më të lartë për mbrojtësin e tyre të çmuar.