Said El Mala ishte një nga zbulimet e mëdha të Bundesligës në sezonin e fundit. 19-vjeçari shkëlqeu në sezonin e fundit, ku kontriboi me 13 gola dhe 5 asiste.
Për Said El Mala, i cili për momentin është i fokusuar te Kupa e Botës me Gjermaninë, ka një garë të fortë mes dy ekipeve të mëdha të Bundesligës: Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Sipas Geissblog, Bayern Munich po përpiqet të bindë Kolnin me një ofertë që përfshin një tarifë fikse prej 35 milionë eurosh dhe huazimin e dy lojtarëve.
Në anën tjetër, Borussia Dortmund po shqyrton mundësinë të paguajë klauzolën e plotë të lojtarit që është rreth 50 milionë euro. Nëse do të ndodhte kjo gjë, atëherë Said El Mala do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e verdhezinjve, duke tejkaluar kështu dy vendet e para që mbahen ende nga Ousmane Dembele që kushtoi 35 milionë euro dhe Jobe Bellingham 33 milionë euro.
The post Dortmund sfidon Bayern Munich dhe gati të bëjë transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit. 50 mln euro për një 19-vjeçar appeared first on Telesport.








