Dordoleci prej gjashtë metrash bëhet në Podujevë (VIDEO)
Disa të rinj nën organizimin e Rotary Club Podujeva, kanë ndërtuar dordolecin më të madh në Kosovë.
Ky dordolec u ndërtua në sheshin “Ali Ajeti” në Podujevë.
Për ta përfunduar sa më shpejt, është nevojitur ndihma e ekskavatorit, ku brenda gjashtë orëve arritën ta përfundojnë me sukses ndërtimin e dordolecit të gjatë prej gjashtë metrash.