Një doktor gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve.
Gjykata në Berlin ka bërë të ditur se 41-vjeçari, me emrin Johannes M, vrau 12 gra dhe tre burra mes shtatorit 2021 dhe korrikut 2024.
Autoritetet gjermane besojnë se vrasjet mund të jenë vetëm maja e ajsbergut. Prokurorët janë duke hetuar disa incidente të tjera në të cilat është i përfshirë doktori.
Viktimat e tij janë të moshave 25 deri në 94-vjet. Gjykata ka deklaruar se pacientët e tij ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, por vdekjet kanë mundur të shmangen.
Prokurorët kanë thënë se doktori gjatë vizitave të tij shtëpiake, ka injektuar ilaçe vdekjeprurëse pa dijeninë e pacientëve.
Në disa raste, prokurorët kanë thënë se ai ka ndezur zjarre për të fshehur gjurmët.
Pas më shumë se një viti gjykim, doktori nuk kishte rrëfyer. Mirëpo vetëm gjatë muajit qershori, ai pranoi vrasjen e njerëzve, 12 prej tyre pacientë.








