Novak Djokovic nuk justifikohet pas humbjes së tij në Cincinnati ndaj argjentinasit Tirante (1-2), por për herë të parë pranon se diçka nuk shkon, duke përmendur një sëmundje që e ka munduar prej vitesh dhe që ka shkaktuar, ndër të tjera, periudha të të vjellave dhe lodhje ekstreme në kushte të caktuara, siç ndodhi kundër Tirante.
Tenisti serb foli për mediat, duke shpjeguar për herë të parë me më shumë detaje problemin që ka ndikuar në performancën e tij në kushte të caktuara moti prej vitesh. “Nuk është hera e parë që ndihem kështu dhe mendoj se nuk do të jetë e fundit, por ajo që është bërë është bërë“, tha Djokovic.
“Është thjesht një problem shëndetësor që kam pasur prej disa vitesh. Kam shumë probleme, veçanërisht kur është shumë lagështirë dhe vapë. E dija që këto kushte do të më penalizonin“, shtoi fituesi i 24 grand slam, tashmë 39 vjeç.
Por, sipas Djokovic, nuk është vetëm moti: “Kushtet luajtën një rol, por ka edhe të gjitha gjërat e tjera: nervat dhe gjithçka që vjen me një ndeshje si kjo. E gjithë kjo e bën situatën edhe më keq, dhe pikërisht kjo ndodhi.”
Kur u pyet për mundësinë e rikthimit në Cincinnati vitin tjetër, ai tha: “Shpresoj, por për momentin duket më e mundshme që kjo të mos ndodhë. Do të shohim se çfarë na pret e ardhmja.”









