Qeveria e Kosovës ndërmori masa të shumta në parandalimin dhe luftimin e virusit COVID-19.
Ndër to është edhe vendosja e maskës, e cila në muajin e kaluar u bë e detyrueshme për secilin qytetarë.
Por një qytetar në Prizren u gjobit sot, pikërisht për këtë arsye.
Në video mund të shihni momentin e diskutimit të qytetarit me zyrtarët policorë të cilët edhe i morën të dhënat për shqiptimin e gjobës për mos-bartje të maskës, ani pse në momentin që iu kërkua maska ai e vendosi.
Qytetari dëgjohet duke i kërkuar policisë një dokument për ta ditur se sa është dënuar, por të njëjtën nuk e mori.
I njëjti tha për Indeksonline se të vetmen gjë që i thanë zyrtarët policorë ishte “Ankohu tek Kryeministri”.
Duhet përkujtuar që situata e krijuar nga pandemia COVID-19 vetëm sa është bërë edhe më vështirë e përballueshme në Kosovë.
IKSHPK dhe institucionet përgjegjëse vazhdojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve për vendosje të maskës, mbajtje të distancës dhe higjienës tash e pesë muaj.