Brazili nisi rrugëtimin në Kupën e Botës 2026 me një barazim 1-1 ndaj Marokut. Përveç rezultatit, ajo që mërziti më shumë tifozët e pesë herë kampionëve të botës, ishte loja e dobët e të përzgjedhurve nga Carlo Ancelotti.
Megjithatë, ka dhe nga ata që barazimin ndaj Marokut, nuk e shohin si tragjedi. Në një intervistë fill pas ndeshjes, legjenda Romario u “përplas” me një gazetare vendase, e cila e cilësoi barazimin 1-1 ndaj Marokut si të ishte një humbje. Përgjigjja e Romario-s u bë virale.
“A është barazimi 1-1 ndaj Marokut si një humbje për Brazilin?”, pyeti gazetarja braziliane Fernanda Gentil.
“Duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Marokut, dikush që nuk di shumë për futbollin do të ketë të njëjtin mendim si ju”, ishte përgjigjja e ish-sulmuesit brazilian, e cila është bërë virale kudo në rrjetet sociale.
🌎 USA 🇺🇸 | ROMARIO DIJO A PERIODISTA QUE NO SABE DE FÚTBOL, EN VIVO
🎙️ Fernanda Gentil sugirió que el empate de Brasil 🇧🇷 ante Marruecos 🇲🇦 fue una derrota
⚽️ Romario respondió: “Quien no conoce mucho de fútbol, tiene ese pensamiento que tú tienes” 😳 pic.twitter.com/8YkctPc5tu
— XAlertNow (@xalertnow) June 14, 2026
The post “Dikush që nuk merr vesh nga futbolli, ka të njëjtin mendim si ty”, Romario i “pamëshirshëm” ndaj gazetares (video) appeared first on Telesport.








