Dështon miqësorja e Barcelonës në Angli, kundërshtari kishte më shumë lojtarë të rinj

Pas miqësores së parë ndaj Birmingham, koha e rregullt e të cilës u mbyll 2-2 dhe më pas anglezët fituan nga pika e bardhë e penalltisë, Barcelona kishte planifikuar të përfundonte qëndrimin në Angli me një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura kundër Preston North End, të planifikuar për të hënën në orën 15:00.

Megjithatë, miqësorja është anulluar sepse kundërshtari kishte shumë lojtarë nga ekipi i parë të padisponueshëm për këtë takim dhe kishte vendosur të zbriste në fushë me lojtarët e rinj.

Ky vendim i ekipit anglez nuk është pritur mirë nga Barcelona që ka vendosur ta anullojë miqësoren dhe të mjaftohet vetëm me një seancë stërvitore, para se të kthehet në Spanjë.

The post Dështon miqësorja e Barcelonës në Angli, kundërshtari kishte më shumë lojtarë të rinj appeared first on Telesport.