Didier Deschamps ka shkruar emrin e tij në historinë e Kupës së Botës. Trajneri i Francës është bërë tekniku me më shumë fitore në historinë e turneut, me plot 19 triumfe në 24 ndeshje.
Kur një gazetar i tha “je më i miri, Didier”, trajneri francez dha një përgjigje që tregon karakterin e tij: “Lojtarët janë të mirë”, duke ia atribuar suksesin skuadrës së tij. Bilanci i Deschamps në Botëror është i jashtëzakonshëm:
2014 – Gjysmëfinalist
2018 – Kampion bote
2022 – Finalist
2026 – Gjysmëfinalist (të paktën)
Me dy finale radhazi, një trofe të fituar dhe këtë lloj dominimi të rrallë në skenën botërore, Deschamps ka ndërtuar një CV që e vendos mes trajnerëve më të mëdhenj në historinë e futbollit.
The post Deschamps, rekordmeni i Botërorit. 19 fitore në 24 ndeshje dhe një CV legjendare appeared first on Telesport.






