Një 44-vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Podujevë.
Sipas policisë, e ndjera ishte sjellë në Urgjencë nga familjarët, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e saj.
“Raportohet se nga familjarët është sjellë në Urgjencë një femër kosovare e moshës rreth 44 vjeçare, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.









