Menu Close

Deputeti i PD-së përfundon në Lanë në përpjekje për t’u shpëtuar protestuesve

Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës së dhunshme në Tiranë, ku një grup protestuesish kanë përzënë nga sheshi përfaqësues të Partisë Demokratike, mes tyre edhe deputetin Klevis Balliu.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit u kanë bërë vazhdimisht thirrje përfaqësuesve të PD-së që të largoheshin nga protesta, duke i ndjekur deri pranë selisë së partisë.

Disa prej tyre kanë ikur me vrap dhe kanë kaluar përmes lumit Lana, për t’u shpëtuar protestuesve, para se të gjenin strehim brenda selisë së PD-së.

Gjatë katër ditëve të protestave, në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë janë raportuar akte vandalizmi, përfshirë dëmtimin dhe plaçkitjen e bizneseve private, bankave dhe institucioneve.

VIDEO.

Related Posts