Çmenduriiiiiii! Real Madrid i propozon Bayernit shkëmbimin e shekullit?!

Pavarësisht të një komunikate zyrtare të disa ditëve më parë, ku klubi Real Madridit hodhi poshtë lajmet për interesimin e tyre ndaj Michael Olise dhe ritheksonte marrëdhënien e mirë me Bayern Munich, zërat për transferimin e mundshëm të francezit në Madrid vazhdojnë ende.

Fran Garrido, një komentator i njohur në El Chiringuito ka lëshruar një deklaratë të fortë së fundmi, ku sipas tij Real Madrid do t’i propozojë një marrëveshje të çmendur Bayernit: Olise për Vinicius Junior.

Anësorit brazilian i skadon kontrata në qershor të vitit 2027 dhe pse është folur shumë për një rinovim mes palëve, kjo gjë nuk ka ndodhur dhe shanset për largimin e Vinicius Junior këtë verë sa vijnë e shtohen.

The post Çmenduriiiiiii! Real Madrid i propozon Bayernit shkëmbimin e shekullit?! appeared first on Telesport.