City një hap të madh drejt titullit, e fiton derbin në ‘Old Trafford’ (video)

Manchester City i është afruar titullit të radhës në Premierligë, pas fitores së merituar në ‘Old Trafford’ kundër Manchester United me rezultat 0 – 2.

Skuadra e Pep Guardiolas, ka arritur ta fitojë ndeshjen e mbetur të javës së 31-të, për të marrë kreun e tabelës në Premierligë, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit.

Pjesa e parë e ndeshjes në ‘Teatrin e Ëndrrave’ nuk dhuroi gola, por rastet nuk munguan, me Manchester Cityn që kishte më shumë nga loja.

Në pjesën e dytë, City ia doli të shënonte dy herë.

Ishte Bernardo Silva që shënoi në minutën e 54’, për 0-1, pas një asistimi të marrë nga Ilikay Gundogan.

Në minutën e 66’, City dyfishoi epërsinë në 0-2 përmes Leory Sane.

Me këtë fitore, Manchester City kryeson në Premierligë me 89 pikë, një më shumë se Liverpool, kur kanë mbetur edhe tre xhiro deri në fund të sezonit.

https://streamable.com/ahqw5

Pas publikimit të një fotografie ku shihej në ambientet e një spitali, këngëtarja Dafina Zeqiri është detyruar të reagojë publikisht ndaj zërave që sugjeronin se ajo kishte shkuar për të lindur. Artistja, e cila ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, ka hedhur poshtë këto spekulime përmes një reagimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale. Në një InstaStory, ajo u shpreh e revoltuar duke thënë: “Jeni tu dek për një exclusivitet që s’keni me marrë KURR! Lëreni të qetë shtatzëninë time”. Foto: Dafina Zeqiri/InstaStory Me këto fjalë, Dafina kërkoi qartësisht respekt për privatësinë e saj në një nga momentet më të ndjeshme të jetës. Gjatë kësaj periudhe të veçantë, këngëtarja ka vazhduar të jetë shumë aktive në skenën muzikore, duke publikuar projekte të reja dhe duke u shfaqur e sigurt dhe krenare me barkun e saj të rrumbullakosur. Klipi i saj i fundit muzikor, i lansuar vetëm pak ditë më parë, është pritur me entuziazëm nga publiku dhe fansat e saj të shumtë, duke dëshmuar se përkushtimi i saj ndaj artit nuk është ndalur as në prag të lindjes.