Çitaku: Mandatin na e kanë dhënë qytetarët, jo Albin Kurti

Deputetja e PDK-së Vlora Çitaku, ka folur në një konferencë për media pas tensioneve në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha para mediave se mandatin nuk ua ka dhënë Albin Kurti, por qytetarët e Kosovës.

“Më 7 qershor qindra e mijëra qytetarë kanë dalur për të votuar. Kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe na kanë dhënë mandat që t’i përfaqësojmë”, tha ajo.

“Përmes bllokimit, Albin Kurti po na pamundëson ushtrimin e mandatit që na e kanë dhënë qytetarët”, theksoi Çitaku.