Komunikacioni rrugor është një nga karakteristikat thelbësore të civilizimeve bashkëkohore. Të gjitha të mirat e këtij fenomeni fatkeqësisht vazhdojmë t’i paguajmë me çmime të larta, dëme materiale dhe shpeshherë edhe me humbje jete njerëzish.
Komunikacioni rrugor paraqet një problematikë në vete, kjo problematikë shpeshherë paraqitet në marrëdhëniet dhe aktivitetet e vet njerëzve në shoqërinë moderne.
Rritja e numrit të pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor nga njëra anë dhe mos adaptimi i infrastrukturës rrugore në raport me numrin e pjesëmarrësve në komunikacion nga ana tjetër, ka sjellë deri tek rritja e përgjithshme e numrit të aksidenteve në komunikacion, si dhe në rritjen e numrit të aksidenteve me fatalitet në përgjithësi.
Drejtuesit e mjeteve, kur afrohen në një kryqëzim, duhet të tregojnë kujdesin maksimal për të shmangur aksidentet.
Si duhet të jetë radha e kalimit të pjesëmarrësve në trafik në këtë kryqëzim?