Chivu para derbit miqësor: Trofetë e gushtit nuk vlejnë asgjë, dua të shoh rritjen e ekipit

Në prag të derbit të parë të sezonit ndaj Milanit në Perth të Australisë, trajneri i Interit, Cristian Chivu, thekson se objektivi nuk janë trofetë miqësorë, por përmirësimi i skuadrës:

“Unë jam trajneri dhe duhet të shqetësohem për të gjetur gjendjen më të mirë të lojtarëve të mi për debutimin në kampionat. Ajo e nesërmja është një miqësore dhe trofetë e gushtit nuk vlejnë asgjë”.

Ai shtoi: “Dua të shoh rritje, nga ana fizike dhe e gjendjes. Flas për parimet e lojës, si ta përballojmë dhe menaxhojmë ndeshjen, si të jemi konkurrues dhe dominues, por edhe të përshtatemi me forcën e kundërshtarëve”.

Për Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, që janë ende me pushime pas Botërorit, Chivu tha: “Dyshoj se do të jenë gati për ndeshjen e parë të kampionatit. Nuk duam të marrim përsipër shumë rreziqe”.

Për të rinjtë shtoi se gjithçka varet nga intensiteti dhe niveli që tregojnë përballë lojtarëve të mëdhenj. Chivu foli edhe për mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve të Serie A jashtë Italisë, duke thënë se promovimi i futbollit italian në botë është i rëndësishëm.

 

The post Chivu para derbit miqësor: Trofetë e gushtit nuk vlejnë asgjë, dua të shoh rritjen e ekipit appeared first on Telesport.