Mirë mo mirë, nuk ka të keqe edhe te monumentet e Skënderbeut hipur në kalë.
Le të jenë. Kanë hyrë në imagjinatën dhe kujtesën popullore.
Përfiton edhe kali, sepse gjysma e ansamblit monumental e zë kali.
Janë tipike monumentet ekuestre të shekullit të kaluar, sepse në fund të fundit kombet, shtetet, perandoritë dhuna dhe forca i krijon.
Por, mjaft me kafshët pash nderin. Na mjafton shqiponja, hajde edhe koka e dhisë, po tani edhe kali…
Edhe bashkia e Tiranës seç ka vënë një luan a tigër në stemën e logos së saj.
Po ku ka pasur luanë në Tiranë more aman. As në kopshtin zoologjik, jo më në qytet.
As ka pasur dhe as ka. Mace, qenër, minj, plot. Edhe dhelpra kam parë. Gjinkalla, dallëndyshe ka pasur por nuk ka më. Nuk vijnë më dallëndyshet në Tiranë.
Unë po të kisha mjaftueshëm lekë ëndërr dy statuja kam.
Te porosisja një statujë me Ali Pasha Tepelenën që mban në dorë kokën e tij të prerë si shenja e elitave pa kokë.
Të prenë pasha të prenë…
Dhe një monument të madh të Skënderbeut në fron duke medituar ose në këmbë duke parë larg, por si shtetar, si mendimtar, jo si kalorës.
Ti jepje kalit në atë kohë ishte si t’i japësh veturës sot.
Nuk është aty puna.
Thonë që nuk ishte shpata, por dora.
Jo ore jo, as dora, por mendja.
Mendja e ngre dorën që mban shpatën.
Këta na tregojnë gojëdhëna me dorën.
Këto dy monumente pastaj do t’ja jepja ministrit të Kulturës për t’i vendosur ku t’i dukeshin më mirë qytetarëve.
Po nuk kam aq lekë.
Si nuk ka një sipërmarrës ta bëjë këtë moreee…
Shkruan : Artan FUGA