Casemiro do të largohet nga Manchester United në qershor, në fund të këtij sezoni, pas 4 sezonesh në “Old Trafford”. Për 34-vjeçarin do të nisë një aventurë e re, që em shumë gjasa do të jetë në Amerikë.
Mesfushori brazilian ka qenë prej kohësh në bisedime me Inter Miami. Skuadra amerikane, ku luan edhe Lionel Messi, është në “pole position”, për të nënshkruar me Casemiro këtë verë.
Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por bisedimet kanë kohë që kanë nisur dhe palët duket se do të konfirmojnë gjithçka në fund të sezonit dhe para se të nisë Kupa e Botës.
The post Casemiro drejt Amerikës, do të luajë me skuadrën e Messi appeared first on Telesport.








