Carrick i jep besim lojtarit që trajnerët e tjerë nuk e donin: Ai është i yni, ka qenë me humor të shkëlqyer që kur u kthye

Sulmuesi anglez Marcus Rashford është kthyer në shtëpi dhe trajneri i Manchester United, Michael Carrick, po shqyrton mundësinë e riintegrimit aktiv të tij në ekip. “Ai ka qenë këtu vetëm disa ditë, megjithatë gjërat po shkojnë mirë“, tha Carrick.

Carrick ka lënë të kuptohet se sulmuesi anglez, i cili u kthye nga një marrëveshje huazimi me Barcelonën sezonin e kaluar, pasi dështoi ta bënte marrëveshjen të përhershme me katalanasit, mund të ketë ende një të ardhme në “Old Trafford”.

28-vjeçari, sipas trajnerit të “djajve të kuq”, ofron diçka pak më ndryshe nga opsionet e tjera në dispozicion në sulm. Carrick shpjegoi se Rashford nuk mori pjesë në miqësoren ndaj Leeds, pasi ishte bashkuar me skuadrën vetëm më herët këtë javë.

Ai është një nga lojtarët tanë. Është rikthyer në formë të shkëlqyer, njësoj si të gjithë të tjerët. E njoh prej kohësh dhe sjell karakteristika të ndryshme. Ka qenë me humor të shkëlqyer që kur është rikthyer; ka qenë këtu vetëm për dy ose tre ditë“, tha Carrick.

Dëshira e trajnerit për ta riintegruar atë në skuadër është, një mesazh besimi për yllin anglez. Nëse nuk vijnë oferta interesante nga klubet kryesore, Rashford mund të mbetet te Manchester United, me një kontratë që aktualisht është e vlefshme deri në verën e vitit 2028.