Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Carlo Ancelotti po shkon drejt fundit të periudhës së tij të dytë si trajner i Real Madridit.
Disfata në finale e Kupës së Mbretit të shtunën ndaj Barcelonës e konfirmoi se ai nuk do të vazhdojë në pozitën e tij përtej fundit të sezonit dhe kjo duket tashmë e sigurt.
Nuk është një sekret që e ardhmja e Ancelottit ka qenë edhe më e komplikuar nga dëshira e Federatës së Futbollit të Brazilit për ta emëruar atë si përzgjedhës të kombëtares së tyre.
Ancelotti është i hapur për të marrë drejtimin e Brazilit, atje ku do të bashkohej me Vinicius, Rodrygo dhe Endrick.
Dhe tani është raportuar nga Fabrizio Romano se ai ka arritur një marrëveshje në parim për të marrë këtë post sapo të përfundojë sezoni në La Liga.
Brazili ia ka bërë të qartë Ancelottit se ai duhet të jetë në krye të kombëtares nga fillimi i qershorit dhe kjo është koha kur marrëveshja do të hyjë në fuqi.
Si rezultat, ai është pothuajse e sigurt se nuk do të jetë në krye të Real Madridit për Kupën e Botës për Klube këtë verë, e cila do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara nga mesi i qershorit deri në mes të korrikut.
Ancelotti do të mbetej në krye të Brazilit deri në Botërorin e vitit 2026 duke marrë parasyh se Selecao do të kualifikohet për këtë garë, e cia po ashtu do të mbahet në Amerikën e Veriut.
Gjasat janë që kjo do të jetë puna e tij e fundit në futboll, duke marrë parasysh se më parë ai kishte shprehur dëshirën për t’u pensionuar pasi të largohet nga Real Madridi.